Përkeqësimi i situatës nga Covid/ Meta thirrjes Ramës: Mos humb kohë, shto buxhetin për ...

Shqipëria

Përkeqësimi i situatës nga Covid/ Meta thirrjes Ramës: Mos humb kohë, shto buxhetin për ...

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 20:21
Ditët e fundit numri i viktimave është shtuar ndjeshëm, e rritje shënon gjithashtu numri i të prekurve çdo 24 orë. 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos humbë më kohë por të shtojë buxhetin në sektorin e shëndetësisë që virusi të luftohet me të gjitha kapacitetet. 

Ditët e fundit numri i viktimave është shtuar ndjeshëm, e rritje shënon gjithashtu numri i të prekurve çdo 24 orë. 

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta shprehet se jeta e qytetarit është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. 

"Vlerësoj angazhimin dhe masat e marra deri tani nga institucionet përgjegjëse shtetërore kundër përhapjes së kësaj pandemie të rrezikshme, por ritmet tepër shqetësuese nga dita në ditë të shtimit të rasteve të qytetarëve të prekur dhe numrit të viktimave, shtrojnë nevojën jetike të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore me forca tepër të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, veçanërisht me eksperiencë në fushën e epidemiologjisë dhe të higjienës, qofshin jashtë shërbimit aktiv, si dhe mobilizimin e një numri më të madh të reanimatorëve dhe personelit infermier në ndihmë të tyre," shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat