Vrasja e 57-vjeçarit në Gjirokastër, policia jep detaje: Autori ndërroi rrobat, u kap pas 6 orësh

Shqipëria

Vrasja e 57-vjeçarit në Gjirokastër, policia jep detaje: Autori ndërroi rrobat, u kap pas 6 orësh

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 08:36
Foto Ilustrim

Mihal Thimjo, 33-vjeçari që vrau me sende të forta 57-vjeçarin Gëzim Saraçi në Gjirokastër është arrestuar pas 6 orësh kërkime nga uniformat blu.

Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet gjatë kërkimeve janë gjendur në një banesë tjetër rrobat me të cilat viktima ka kryer krimin, të cilat dyshohet t’i ketë ndërruar për të humbur nga gjurmët e policisë.

Ai është kapur pas aksionit të 50 forcave policore të cilat bënë krehjen e zonës dhe kontrolle në disa ambiente dhe banesa të dyshuara.

Abcnews.al mëson se ai është arrestuar gjatë orëve të natës, teksa ishte duke udhëtuar me makinën e tij në një rrugë nacionale.

Ndaj 33-vjeçarit rëndojë akuza për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në datën 05.08.2020, në aksin rrugor Poliçan-Suhë, ku u gjet i pajetë 57-vjeçari G. S.

Pas 6 orë kërkimesh dhe kontrollesh në të gjithë zonën u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar të vrasjes.

Policia gjeti dhe sekuestroi në një banesë tjetër edhe rrobat që autori kishte veshur gjatë kryerjes së krimit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në aksin Poliçan-Suhë ishte gjetur i pajetë shtetasi G. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes.

Falë punës së mirorganizuar hetimore të kryer nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorit.

Rreth 50 forca policore, pas 6 orë kërkimesh, krehje të zonës, kontrolleve në disa ambiente dhe banesa të dyshuara dhe falë përdorimit të metodave proaktive, bënë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së autorit, kapjen dhe shoqërimin e tij në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Th., 33 vjeç, banues në Dervician, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin G. S., 57 vjeç, banues në Humelicë, Gjirokastër, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat