Familjarët e taksistit të vrarë për çështje nderi, vendosin lule në fuçinë ku u gjet i pajetë

Shqipëria

Familjarët e taksistit të vrarë për çështje nderi, vendosin lule në fuçinë ku u gjet i pajetë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 12:17
Foto Ilustrim

Familjarët e taksistit Abdulla Budlla, 71-vjeçari që u ekzekutua nga dy vëllezërit Shera, kanë vendosur lule në fuçinë ku u gjet i pajetë i afërmi i tij.

Budlla u vra me 7 plumba nga Saimir dhe Arsil Shera pasditen e të hënës në Prezë.

Autorët e arrestuar ditën e sotme nga policia kanë pranuar krimin duke deklaruar se viktima i ngacmonte nënë dhe motrën e tyre, dhe kjo i kishte shtyrë në konflikt me të.

71-vjeçari punonte si taksist në të zezë dhe u vra pikërisht në vendin ku kishte parkuar taksinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat