Shullazi kundër Gjonajt, ankimohet vendimi për izolim në regjimin “41 bis”

Shqipëria

Shullazi kundër Gjonajt, ankimohet vendimi për izolim në regjimin “41 bis”

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:57
Emiljano Shullazi

Avokati i Emiljano Shullazit ka ankimuar në gGjykatën e Posaccme të Apelit izolimin në qelitë e regjimit të posaçëm ose siç njihet ndryshe “41 bis”. Vadimir Meçi paralajmëroi disa ditë më parë se do ta merrte këtë hap ligjor.

Në kërkesë argumentohet se Emiljano Shullazi ka sjellje të mirë dhe gjatë kohës që ka qëndruar në burg ka punuar. Gjithashtu një argument tjetër është se, Shullazi nuk është dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk e vuan dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Për të gjitha këto arsye kërkohet shfuqizimi i urdhrit të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila firmosi izolimin e Emiljano Shullazit dhe 4 bashkëpunëtorëve të tij, Gilmando Danin, Blerim Shullazin, Endri Qyqjen dhe Endri Zelën.

Sipas ministres këta persona kanë vazhduar aktivitetin kriminal edhe gjatë që qëndrojnë në qeli, por pa dhënë asnjë detaj. Këta 5 persona janë dënuar me 54 vite burg nga Gjykata e Shkallës së parë për Krimet e Rënda. Akuzat që rëndojnë mbi ta janë grup i strukturuar kriminal, gjobvënie dhe shkatërrim prone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat