Avokati: Në sekuestro është vendosur edhe varreza e fshatit, nuk është pronë në zotërimin e Ylli Ndroqit

Shqipëria

Avokati: Në sekuestro është vendosur edhe varreza e fshatit, nuk është pronë në zotërimin e Ylli Ndroqit

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 14:50
Ylli Ndroqi

Avokatët e presidentit “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi dorëzuan sot ankimimin kundër vendimit për sekuestrimin e pronave marrë më 1 gusht nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar.

Mes 26 pronave të sekuestruara janë dhe dy televizionet “Ora” dhe “Ora News”, bashkë me 26 prona të tjera.

Ndërkohë, avokati Alban Qafa tha se mes këtyre pronave janë sekuestruar prona që z. Ndroqi nuk i ka në zotërimi, madje, njëra prej tyre është edhe varrezë e një fshati.

Alban Qafa: Kemi konstatuar absurditeti në raport procedurat, pasi është vënë sekuestro për prona që z. Ndroqi nuk i ka në posedim. Njërën nga tokat nuk e zotëron z. Ndroqi, por është varrezë fshati. Ndërsa për pronat e tjera janë të vënë nga aktiviteti tregtar i recensuar në mënyrë të ligjshme qysh nga viti 1993. Ka kaluar disa kontrollet nga tatimet dhe pastrimi i parave duke rezultuar OK. Po ashtu ëhstë kredituar edhe nga bankat.

Po ashtu, janë sekuestruar edhe mjete që janë me leasing nga Reiffeisen Bank duke u quajtur si të paluajtshme. Po e njëjta gjë me prona që janë financuar 100% nga bankat. Është absurde që të sekuestrohet një media që komplet kapitalin e saj e ka blerë me financim bankar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat