“Gjithë fshati e dinte për lidhjen e tij me nënën time”, zbulohet motivi i vrasjes së taksistit në Shqipëri - Bota Sot
“Gjithë fshati e dinte për lidhjen e tij me nënën time”, zbulohet motivi i vrasjes së taksistit në Shqipëri

Shqipëria

“Gjithë fshati e dinte për lidhjen e tij me nënën time”, zbulohet motivi i vrasjes së taksistit në Shqipëri

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 07:47
Saimir Shera, Arsil Shera

Saimir Shera ka deklaruar para Policisë se ai e ka vrarë një taksist 71-vjeçar në Shqipëri. Ai ka treguar se vëllai i tij, Arsil Shera e ka ndihmuar për transportin.

Saimir Shera është shprehur se mes taksistit dhe nënës së tij ka pasur një lidhje dhe se për shkak të fjalëve që qarkullonin në fshat ishte detyruar të largohej nga Shqipëria.

“Vrasjen e bëra unë. Vëllai më ndihmoi vetëm me transportin. Nuk mund të duroja më. Gjithë fshati e dinte për lidhjen e nënës sime me Abdullain. Prej vitesh fjalët qarkullonin në fshat. Kam ikur nga Shqipëria prej fjalëve”, ka thënë ai.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, kryerja e vrasjes është bërë në momentin kur ka mësuar se taksisti i ka ngacmuar edhe motrën.

Shera është shprehur se kallashnikovin me të cilin e ka kryer krimin, e ka pasur të fshehur që prej vitit 1997.

“Pak ditë më parë mora vesh që Abdullai kishte ngacmuar dhe motrën dhe nuk durova më. Mora kallashnikovin që e kisha të fshehur që në 1997 njoftova vëllain të vinte me makinë dhe sapo e pashë Abdullain tek vendqëndrimi i taksive tek “Labidari” e qëllova. Pas krimit u largova në Fushë-Krujë. Rrugës pashë një kamion me skrap dhe e hodha armën aty”, ka thënë Saimir Shera.

Abdulla Budlla u vra në Fushë-Prezë më 3 Gusht. Për këtë ngjarje janë arrestuar vëllezërit Saimir dhe Arsil Shera. Viktima ishte baba i 4 fëmijëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat