Rregulla të reja për lëvizjet në Greqi, radhë të gjata në Kakavijë

Shqipëria

Rregulla të reja për lëvizjet në Greqi, radhë të gjata në Kakavijë

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës është vënë re fluks makinash për të shkuar drejt Greqisë.

Mësohet se radha e automjeteve shkoi deri në katër kilometra.

Kjo situatë është krijuar pas vendimit të Qeverisë greke që emigrantët të lëvizin nga ora 06:00 deri më 22:00.

Pas këtij orari doganat do të jenë të mbyllura.

Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orën 22:00.

Drejt Greqisë mund të kalojnë shtetasit grekë, ata shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë të pajisur me leje qëndrimi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat