Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e pacientëve të prekur në dy spitalet Covid

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë zbulon gjendjen e pacientëve të prekur në dy spitalet Covid

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur sot se në dy spitalet COVID po trajtohen aktualisht 116 pacientë të konfirmuar si të prekur me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare, në terapi intensive po trajtohen aktualisht 19 pacientë.

Ndërkohë që 4 prej tyre janë të intubuar.

Ministria bëri me dije sot se gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 124 raste të reja, ndërsa 4 persona humbën jetën si pasojë e COVID-19.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat