Keni plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Shqipëria

Keni plane për fundjavë? Njihuni më parë me parashikimin e motit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 07:54
Foto ilustrim

Dita nis me mot të kthjellët dhe alternime vranësirash duke bërë që të kemi më shumë orë me diell sesa dje. Në zonat malore do të ketë dhe reshje në formën e stuhive.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 15º në 27ºC, në zonat e ulëta nga 21ºC në 34ºC dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 35ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 14ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 19ºC në 28ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat