Sarandë/ Një 13 vjeçar dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Shqipëria

Sarandë/ Një 13 vjeçar dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 13 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Sarandës.

Janë ende të paqarta shkaqet e vdekjes së 13 vjeçarit.

Mësohet se 13 vjeçari ka qene me një grup shokësh tek plazhi Shpella në Lukovë. I mituri është gjetur pa ndjenja në çadër nga shokët e tij.

Burime nga spitali bëjnë më dije se në trupin e të miturit nuk ka shenja dhune. Ndërkohë, policia ka nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat