Maliqi: Vera e fundit në pushtet e Mohican-it të fundit të Surrelit

Shqipëria

Maliqi: Vera e fundit në pushtet e Mohican-it të fundit të Surrelit

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 14:51
Lefter Maliqi

Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është tronditur nga disa vrasje makabër dhe disa atentate në qytete të ndryshme të vendit.

Për situatën e kriminalitetit në vend ka reaguar deputeti Lefter Maliqi.

Përmes një postimi në Facebook, Maliqi akuzon Ramën si përgjegjës për këtë situatë me kriminalitetin në vend. Ai shkruan se rotacioni politik është i pashmangshëm dhe se fundi i këtij regjimi do të jetë i dhimbshëm.

Postimi i plotë:

Krimi,varferia,depresioni,droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh. Vrasje me plumb ne koke ne qender te Shkodres,femije e mitur e vdekur ne Sarande,vrasje e terror ne Pogradec si asnjeher tjeter,djali masakron dhe i pret koken nenes se tij,krim makaber,,bresheri plumbash ne hotel duke terrorizuar pushuesit,vrasje ne Elbasan,panik ne plazhet e jugut dhe veriut,vjedhje,grabitje etj si neper filma.Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem.Jo vetem mashtroj,varferoj,cpopulloj vendin por e ka mbyt krimi,korrupsioni,droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.Vjeshta stina e zgjimit,mobilizimit,ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave.Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik,fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem.Populli sfiden e ka me krimin,bandat,oligarket qe kane emrin organizata kriminale ” Rilindje “.Demokracia do fitoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat