​‘Momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë sonë…’, Meta kujton 8 gushtin e 1944-së - Bota Sot
​‘Momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë sonë…’, Meta kujton 8 gushtin e 1944-së

Shqipëria

​‘Momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë sonë…’, Meta kujton 8 gushtin e 1944-së

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 22:14
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta përmes një postimi në Facebook kujtoi 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

Presidenti theksoi mes të tjerash se ka ardhur momenti “të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës evropiane të vendit”

“Më 8 gusht të vitit 1944, rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit të çliruar për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë. Delegatët vinin nga mbarë vendi, nga zonat e çliruara dhe ato ende të pushtuara, nga formacionet partizane dhe shkollat e mesme që ishin kthyer në qendrat kryesore të antifashizmit në Shqipëri. Atë ditë, delegati më i ri, partizani Sabri Godo, pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij. Ishin kohë të mëdha idealesh për liri. Kërkoheshin sakrificat më sublime dhe rinia e Shqipërisë nuk i kurseu ato deri në çlirimin e plotë të vendit. Duke nderuar sot me përulësi sakrificat e jashtëzakonshme të asaj gjenerate të jashtëzakonshme, është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës evropiane të vendit”, u shpreh Meta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat