Pranga 38-vjeçarit në Përmet/ Policia i kontrollon dhomën e hotelit, gjen 15 qese me kokainë - Bota Sot
Pranga 38-vjeçarit në Përmet/ Policia i kontrollon dhomën e hotelit, gjen 15 qese me kokainë

Shqipëria

Pranga 38-vjeçarit në Përmet/ Policia i kontrollon dhomën e hotelit, gjen 15 qese me kokainë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga në Përmet pasi shpërndante lëndë narkotike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas dispononte lëndë narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Th., 38 vjeç, banues në Përmet.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një nga dhomat e hotelit që ky shtetas e kishte marrë me qira, policia gjeti 15 qese të vogla transparente me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat