Nën masa të rrepta sigurie! Vrasja e Regis Runajt, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 2 të dyshuarit - Bota Sot
Nën masa të rrepta sigurie! Vrasja e Regis Runajt, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 2 të dyshuarit

Shqipëria

Nën masa të rrepta sigurie! Vrasja e Regis Runajt, mbërrijnë në Gjykatën e Elbasanit 2 të dyshuarit

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:23
Mësohet se gjyqtare është Pajtime Fetahu e ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Euglen Halili mbrohet nga avokati Blendi Himci.

Nën masa të rrepta sigurie, kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit dy të ndaluarit, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Regis Runaj, 29-vjeçari Xhuljano Hoxha dhe 23-vjeçari Euglen Halili.

Mësohet se gjyqtare është Pajtime Fetahu e ndërsa prokuror Kreshnik Ajazi. Euglen Halili mbrohet nga avokati Blendi Himci.

Regis Runaj u masakrua me thikë në Elbasan, ku rezultoi se kishte bërë rezistencë ndaj autorëve.

Burime nga grupi hetimor, bënë me dije për Top Channel, se në duart e viktimës, u gjetën shenja të prerash, të cilat tregojnë se ai është konfliktuar fizikisht me autorët.

Dyshimet janë se viktima dhe autorët, rrugicën e pandriçuar e kanë zgjedhur si vend për t’u takuar me njëri tjetrin.

Të njëjtat burime, thanë për Top Channel, se konflikti mes viktimës dhe autorëve ka qenë i menjëhershëm, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet në takimin e tyre, duke hedhur dyshime se mund të jetë si pasojë e konflikteve për çështje droge.

Një tjetër pistë kryesore, ku hetuesit janë përqendruar, lidhet me vrasjen e Emiljano Ramazanit pak ditë më parë po në Elbasan teksa ai parkonte makinën e tij. Të dy viktimat rezultojnë që të kenë pasur raporte të ngushta shoqërore, megjithatë për grupin hetimor, kjo mbetet në kuadër të dyshimeve pasi ende nuk ka prova të mjaftueshme që ngjarjet mund të lidhen me njëra tjetrën.

Regis Runaj ndërroi jetë në vendin ku ai u qëllua, dhe kanë qenë pikërisht kalimtarët e zonës që kanë njoftuar policinë, ndërsa zyrtarisht autoritetet vdekjen e viktimës e konfirmuan në Spitalin Rajonal të Qytetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat