Rrezikon të mbytet një person në Sazan, në gjendje të rëndë - Bota Sot
Rrezikon të mbytet një person në Sazan, në gjendje të rëndë

Shqipëria

Rrezikon të mbytet një person në Sazan, në gjendje të rëndë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 13:09
Sazan

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka rrezikuar që të mbytet pranë ishullit të Sazanit.

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej.

Personi u transportua drejt portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Aktualisht po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat