Me këngën e Michael Jackson në makinë, Rama inspekton punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë

Shqipëria

Me këngën e Michael Jackson në makinë, Rama inspekton punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 16:11
Pamje nga video

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në kantierin e ndërtimit të aksit të ri Delvinë-Kardhiq.

Duke folur mbi afatin e punimeve, kryeministri Rama u shpreh se “është fantastik fakti që shtatorin ose tetorin e ardhshëm hapet tuneli.

“Sipas kësaj, që të jemi të saktë që ta lëmë në arkiv, shtatorin tetorin e ardhshëm ne hapim tunelin. Kjo është fantastike”, tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë ka postuar një video në rrjetet sociale teksa ecte me makinën e tij në këtë aks rrugor duke dëgjuar një nga këngët e Michael Jackson.

“Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t’u ofrohet nesër udhëtarëve e turistëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse”- shkruan Rama teksa poston videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat