Surprizat e motit s’kanë fund! Si parashikohet kjo javë?

Shqipëria

Surprizat e motit s’kanë fund! Si parashikohet kjo javë?

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:01
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, ditët e javës që presim përpara duket se do të “kopjojnë” njëra-tjetrën dhe i gjithë parashikimi mund të mblidhet në një tablo të përgjithshme. Por cfarë pritet të ndodhë?

Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike, të gjitha ditët duke filluar që nga e hëna deri të premten, nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Më pas nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodhë fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore. Ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e Ultësirës Perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera-herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marrin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje të territorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton intensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat