Meta: Të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune për pacientët e Covid-19

Shqipëria

Meta: Të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune për pacientët e Covid-19

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:09
Ilir Meta

Përmes një postimi në Facebook, presidenti Meta shkruan se inkurajon që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune në lidhje me pacientët e Covid-19.

Meta thekson se në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.

Meta: Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat