Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18º në 30ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor- Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira. Sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 17ºC deri në 30ºC dhe në zonat e ulëta nga 22ºC në 31ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat