Vdes pushuesja, bie nga shkëmbi në plazhin e Ksamilit

Shqipëria

Vdes pushuesja, bie nga shkëmbi në plazhin e Ksamilit

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:37
Foto Ilustrim

Një pushuese e cila ndodhej në plazhin e Ksamilit, ka rënë nga shkëmbi dhe për pasojë ka humbur jetën

Ngjarja e rëndë është shënuar ditën e sotme, ku viktima është 69-vjeçarja Kristina Cauli.

E moshuara nga Berati, u rrëzua aksidentalisht nga shkëmbi duke pësuar dëmtime në kokë.

Pavarësisht ndihmës së dhënë në spitalin e Sarandës, nuk ia doli të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat