Shpërdoruan detyrën, IKMT kallëzim penal për kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë në Himarë - Bota Sot
Shpërdoruan detyrën, IKMT kallëzim penal për kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë në Himarë

Shqipëria

Shpërdoruan detyrën, IKMT kallëzim penal për kryeinspektorin dhe 3 zyrtarë në Himarë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 14:51
Foto Ilustrim

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bërë kallëzim penal për tre zyrtarë të Bashkisë Himarë.

Mësohet se bëhet fjalë për kryeinspektor i IMT, Himarë Renato Hodaj, inspektorin Melseid Nelaj,  inspektorin Erion Zenelaj dhe inspektorin Dhimiter Balaj.

Sipas IKMT-së, pas kontrollit në terren, është vënë re se të kallezuarit nuk kanë kryer detyrat dhe detyrimet sipas ligjeve në fuqi.

“Kallëzim për kryeinspektorin dhe 3 inspektorë në Himarë. Kallëzim ndaj zyrtarëve për shpërdorim detyre. I kallëzuar Renato Hodaj, kryeinspektor i IMT në Himarë; Melseid Nelaj; Erion Zenelaj, Dhimitër Balaj. Të kallëzuarit nuk kanë kryer detyrat sipas ligjeve”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat