Tatimet: 25 gushti afati i fundit për ankesat e ndihmës financiare të paketave 1 dhe 2

Shqipëria

Tatimet: 25 gushti afati i fundit për ankesat e ndihmës financiare të paketave 1 dhe 2

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 15:58
Ilustrim

25 gushti do të jetë afati i fundit për ata që duan të bëjnë ankesa në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare sipas 2 paketa të qeverisë.

Një gjë të tillë e bën me dije Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila njofton të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar se data 25 gusht 2020 është afati i fundit i paraqitjes së ankesave për përfitim të ndihmës financiare sipas Paketave 1 dhe 2.

Administrata Tatimore bën me dije se do të vijojë me procesin e trajtimit të ankesave/kërkesave të dërguara nga çdo tatimpagues apo individ duke siguruar korrektesën dhe përkushtimin maksimal për përfundimin nё kohё dhe sa mё parё tё këtij procesi brenda afateve tё caktuara.

Tatimet ftojnë të gjithë tatimpaguesit, tё kontrollojnë llogarinë e tyre në e-filling, për të verifikuar mundësinë e korrigjimit të të dhënave të llogarive bankare, të individëve përfitues, për të cilët ky informacion ishte plotësuar në mënyrë të pasaktë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat