‘Ishe shoku e vellai im i madh’, deputetja humb njeriun e saj të shtrenjtë

Shqipëria

‘Ishe shoku e vellai im i madh’, deputetja humb njeriun e saj të shtrenjtë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 20:24
Vilma Bello

Deputetja e PS, Vilma Bello ka njoftuar sot humbjen e një njeriu të afërt të saj nga një sëmundje e rëndë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputetja ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Drini Bello, që është edhe kunati i saj.

Drini Bello, me profesion mjek, është ndarë nga jeta në moshë të re dhe mësohet se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ajo ka ndarë edhe një foto krah të ndjerit që e quan vëlla të madh dhe shok.

“Te njoha si djalin e madh te shtepise, Drini Bello, po ne jeten time me familjen tende, tonen te madhe, ishe shoku e vellai im i madh. Une sot te humba, vella! Do na mungosh shume!

Te qofte dheu i lehte, i miri Drin!”, shkruan ajo krah fotos.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat