Vaksina “Putin”, politikania e opozitës shqiptare bën thirrje: Ta provojmë!

Shqipëria

Vaksina “Putin”, politikania e opozitës shqiptare bën thirrje: Ta provojmë!

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 22:48
ilustrim

Vaksina ruse anti-Covid, duket se ka ngjallur interes edhe në Shqipëri, pas shpalljes me pompozitet në Moskë. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, ka deklaruar se Shqipëria duhet të marrë urgjent vaksinën ruse dhe të lërë emocionet.

“Pertej gjithe simpative apo ndasive politike nese vaksina ruse funksionon duhet te jemi shume te interesuar te blejme dozat qe nevojiten....shendeti nuk njeh ndasi shteterore apo preferenca politike mendoj une...”, shkruan Doda, e cila ka qenë deputete e Partisë Demokratike dhe më pas kaloi në PDIU-në e Shpëtim Idrizit.

Mesila Doda, sot njihet për një qëndrim të fortë opozitar ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Në lidhje me vaksinën anticovid, ambasada ruse në Tiranë ka shpërndarë një postim ku shkruan: “Presidenti Rus Vladimir Putin ka njoftuar sot për regjistrimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit. Ajo ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme, ndërsa tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Që nga muaji shtator parashikohet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera të shtetasve ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021”.

Megjithatë shkencëtarë perëndimorë janë shprehur skeptikë për vaksinën ruse.

Mjeku, Francois Balloux, ekspert në Institutin e Gjenetikës në Kolegjin Universitar të Londrës, tha se ky njoftim është veprim i pamatur dhe qesharak.

“Vaksinimi në masë me një vaksinë të patestuar mirë është joetik”, tha ai.

 “Çdo problem me fushatën e vaksinimit në Rusi mund të shkaktojë efekte negative në shëndet po ashtu në skepticizmin e njerëzve që të vaksinohen”. Komenteve të tij u bëri jehonë edhe profesori, Danny Altman nga Kolegji Imperial në Londër, i cili theksoi se dëmi kolateral nga lansimi i ndonjë vaksine që ende nuk dihet sesa është e sigurt edhe ekase “do të përkeqësonte problemet tona të pakapërcyeshme”.

Ndryshe nga Rusia , më shumë se gjysma e kompanive farmaceutike në botë janë në proces të të testimit të vaksinave në njerëz, secila me nga dhjetëra mijëra vullnetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat