U infektua me koronavirus/ Humb jetën efektivi i Policisë Rrugore në Shkodër

Shqipëria

U infektua me koronavirus/ Humb jetën efektivi i Policisë Rrugore në Shkodër

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:18
Safet Morina

Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës ka ndërruar jetë ditën e sotme pas infektimit me COVID-19.

Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.

Prej 2 javësh ndodhej i intubuar në spitalin COVID 2 në Tiranë dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të fitojë betejën.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

Morina ka lënë pas bashkëshorten e 4 vajzat, ndërsa kolegët i kanë dërguar mesazhe prekëse për mikun tim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat