Pajisjet respiratore për spitalin Covid 2, Shehaj: Një pjesë e kostos u mbulua nga qindra shqiptarë

Shqipëria

Pajisjet respiratore për spitalin Covid 2, Shehaj: Një pjesë e kostos u mbulua nga qindra shqiptarë

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 19:42
Pajisjet respiratore

Për herë të dytë brenda situatës së pandemisë politikani dhe sipërmarrësi Agron Shehaj, i ka dhuruar dy pajisje respiratore dhe një aparat dializë Spitalit Shefqet Ndroqi që është dhe spitali Covid 2.

Përmes një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se një pjesë e kosotos për një nga pajisjet u mbulua me rreth 13,600 euro, që u dërguan nga shumë shqiptarë, në përgjigje të iniciativës së tij.

Ai shprehu falenderime për ata që kontribuan, si dhe për mjekët të cilët sipas tij, po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetë.

Postimi i Shehajt në Facebook

Një pjesë të kostos për blerjen e njërës nga tre pajisjet e dhuruara Spitalit Shefqet Ndroqi, u mbulua me rreth €13600 euro që qindra shqiptarë më dërguan në përgjigje të fushatës sime, të para një muaji, për të mbledhur ndihma për spitalet tona.

Ju falenderoj të gjithëve nga zemra dhe jam krenar për shpirtin tuaj të bujarisë dhe mirësisë. Ne kemi nevojë të mbështesim njëri-tjetrin në këto kohë të vështira. Vendet e varfëra si i yni kanë më shumë nevojë se vendet e zhvilluara për solidaritet njerëzor.

Dua të falenderoj mbi të gjitha të gjithë mjekët shqiptarë që po bëjnë një punë heroike për të shpëtuar jetët tona.

Miqësisht dua t’u bëj thirrje të gjithëve bashkëatdhetarëve, nisur edhe nga përvoja ime në Itali: tregohuni të kujdesshëm për të mbrojtur veten, Covid kthehet në një sëmundje të rrezikshme nëse injorohet në momentet e para. Le të mbrojmë veten, familjet dhe Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat