Nard Ndoka nxjerr 'sekretin' e Bashës, zbulon emrat e disa prej kandidatëve të PD

Shqipëria

Nard Ndoka nxjerr 'sekretin' e Bashës, zbulon emrat e disa prej kandidatëve të PD

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 20:46
Nard Ndoka dhe Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka zbuluar disa nga emrat që do të propozojë PD në disa qarqe kryesore të vendit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndoka thotë se në Shkodër PD do të kandidojë Romeo Gurakuqin, në Lezhë Aldo Bumçin, në Elbasan Edmond Spahon, në Gjirokastër Tritan Shehun, në Korçë Valentina Dukën, ndërsa në Vlorë Agron Shehajn.

Ai thotë e djatha e përgjegjshme ndodhet sot përpara shartimit të së majtës që prodhon korrupsion.

“E djathta humane, e majta mjerane! E djathta kryeson listat me profesorë dhe politikanë karriere, në Shkodër profesor Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan profesor Spaho, në Gjirokastër doktor Shehu, në Korçë profesoreshë Valentina Duka, i vetmi biznesmen që kryeson listën në Vlorë Agron Shehaj, i cili vjen nga një kulturë europiane e të bërit biznes, i suksesshëm dhe i talentuar. Sot, pa bujë dhe ceremoni i dhuron sërish sistemit shëndetësor pajisje që shpëtojnë jetë, gjest civilizues, human dhe njerëzor. Çfarë solli e majta dhe ku është sot?!
E zhytur në korrupsion e deri në afera anti-njerëzore, korrupsion me jetën e qytetarëve, korrupsion tek Ministria e Shëndetësisë, me tendera sekret dhe abuziv deri në krim njerëzor. Një deputet përfiton nga pandemia dhe karantina e detyrushme, në hotelet e tij. Një tjetër me spitalet artificiale COVID-3, KM që menaxhon edhe fatkeqësitë kombëtare, tërmet dhe pandemi, me miqtë e tij të partisë, për t'i përdorur nesër në fushatë kundër Opozitës dhe vullnetit të qytetarëve. Këto janë dy modelet që demonstrohen sot publikisht: një e djathtë humane dhe e përgjegjshme, përballë “Rilindjes” shartim i së majtës, që prodhon korrupsion, krim e papërgjegjshmëri. Dallimin këtu nuk e bëjnë vetëm detajet, por fryma, qëndrimet dhe veprimet e palëve. Çfarë do mbjellësh, do të korrësh, ndaj Rama sot po provon hidhur shijen e sondazheve, produkt i “frutave” që ai mbolli për vite me keq-qeverisjen e tij! Mëkatet e keq-qeverisjes, korrupsionit, drogës, krimit, trafikut, do paguhen një ditë, nesër gjykim me votë dhe pasnesër me drejtësi”, shkruan Ndoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat