Ndahet nga jeta Komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, Neshet Shena

Shqipëria

Ndahet nga jeta Komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, Neshet Shena

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 15:55
Presidenti Meta

Është ndarë nga jeta Komandanti i Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshat Shena.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Meta, shkruan se ky është një lajm i trishtë.

Sipas Metës, , Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet Shena.

Me një karrierë të gjatë, të spikatur e të vlerësuar, Kolonel Shena do të mbetet shembull frymëzues i ushtarakut profesionist dhe drejtuesit model në radhët e Forcave tona të Armatosura, njeri me vlera dhe integritet të lartë qytetar.

Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Rita, fëmijëve Kreshnik dhe Nerid, miqve, kolegëve dhe komunitetit të ushtarakëve për këtë humbje të madhe.

Lamtumirë Kolonel! U prehsh në paqe!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat