Vasili: Qeveria ka dështuar me pandeminë, çdo gjë jashtë kontrollit, të dorëhiqet se po rëndon përgjegjësitë penale

Shqipëria

Vasili: Qeveria ka dështuar me pandeminë, çdo gjë jashtë kontrollit, të dorëhiqet se po rëndon përgjegjësitë penale

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:31
Petrit Vasili

Në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan se qeveria duhet të dorëhiqet menjëherë, për shkak të gjendjes katastrofale me pandeminë.

Vasili shkruan se dështimi është i rëndë në raport me administrimin e pandemisë duke iu referuar numrave të raportuar ditën e sotme.

“Sot u diagnostikuan 154 raste te reja me COVID-19. Nga 6971 raste gjithsej, 5654 raste jane vetem ne nente javet e fundit. Pra mbi 81% e rasteve jane cfaqur pasi u konkludua nga qeveria se faza kritike u kalua dhe se maksimumi i rasteve kishte kaluar. Situata me Pandemine po rendohet keqas dita dites. Qeverise i ka dale teresisht nga kontrolli cdo gje qe lidhet me Pandemine. Vetmohimi dhe sakrificat e mjekeve nuk mjaftojne ne perballimin e kesaj situate. Armata e punonjsve te mjeksise po drejtohet ne menyre te coroditur, konfuze, duke improvizuar empirizma antishkencore. Thene shkurt armata e mjekeve dhe infermiereve eshte pa drejtim dhe realisht e demotivuar pasi rezultatet jane gjithmone e me negative dhe me pasoja vdekje dhe infektime te vazhdueshme.” – shkruan Vasili.

Për Vasilin, qeveria ka rënë dhe po rëndon më tepër përgjegjësitë e saj penale.

“Eshte e qarte qe qendrimi i kesaj qeverie rendon se tepermi pergjesite e saj penale, duke filluar nga kryeministri Edi Rama, qe eshte perfshire personalisht ne veprime e deklarime shume te gabuara e me pasoja te renda ne shendetin e njerezve. Doreheqja e qeverise eshte vetem hapi i pare. Qeveria realisht ka rene, ka gabuar rende,e shte mposhtur per shkak te paaftesise se saj nga pandemia, ndaj largimi dhe doreheja e saj eshte thjesht formalizimi i ketij fakti real e te padiskutueshem. Doreheqja do te ishte nje akt shume i vonuar, por ne cdo rast cdo dite me shume do te ishte nje fund edhe me i hidhur per Edi Ramen dhe Qeverine e tij. Shqiptaret cdo gje mund t’a falin po jeten dhe shendetin nuk ja falin kurre kesaj qeverie.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat