Mjekët italianë përfundojnë misionin në Shqipëri, Di Maio: Pandemia na ka vënë në test

Shqipëria

Mjekët italianë përfundojnë misionin në Shqipëri, Di Maio: Pandemia na ka vënë në test

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 21:46
Mjekët italianë

Një ekip mjekësh të Task-Forcës së Emergjencave Civile Italiane kanë ndihmuar mjekët shqiptarë për trajtimin e të prekurve me COVID-19 për dy javë.

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio pas kthimit në atdhe ka shprehur falënderim për ekipin e mjekëve italianë që ofruan ndihmë për spitalet në Shqipëri në këto momente të vështira në luftën ndaj COVID-19.

“Kjo pandemi i ka vënë qytetarët tanë në një test dhe nëse ia dalim merita kryesore u takon mjekëve, infermierëve, punonjësve të shëndetit social që janë vënë në shërbim të vendit të tyre dhe vendeve mike që kanë pasur nevojë”, shprehet ministri italian.

“Aftësia e tyre dhe pasioni i treguar gjatë turneve të gjata ka shpëtuar shumë jetë. Ata janë burra dhe gra që duan punën e tyre dhe Italinë. Ata meritojnë gjithë respektin tonë”, përfundon Di Maio.

Gjatë një interviste për Euronews Albania mjekët italianë thanë se, kishin identifikuar nevojën për organizim gjatë trajtimit të rasteve duke rekomanduar ndjekjen e modelit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat