Kaos edhe në Kapshticë shikoni vargun kilometrik të makinave të shqiptarëve në pritje

Shqipëria

Kaos edhe në Kapshticë shikoni vargun kilometrik të makinave të shqiptarëve në pritje

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Radhë kilometrike shënohen në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Janë me dhjetra e qindra mjete të cilat presin për të kaluar kufirin shqiptar drejt shtetit grek në radhë të cilat shkojnë në të paktën 3 km.

Arsyeja është nxitimi i qytetarëve për të dalë nga vendi para datës 16 gusht kur nisin edhe masat e forta parandaluese për koronavirusin të vendosura nga Greqia, për të gjithë shtetasit që hyjnë në tokën helene, duke përfshirë edhe karantinimin për 7 ditë si dhe tamponin për Covid-19, pagesa e të cilit duhet të mbulohet nga vetë qytetarët.

Ata thonë se janë telefonuar edhe nga pronarët e tyre nga Greqia, të cilët u kanë kërkuar të përfundojnë pushimet dhe të kthehen para datës 16 gusht në Greqi, për të shpëtuar nga karantina 7 ditore, pasi në të kundërt mund të humbin vendet e tyre të punës.

Në afërsi të doganës së Kapshticës mjetet qëndrojnë edhe në 3, 4, apo 5 korsi në pritje për të kryer procedurat kufitare, ndërsa pala shqiptare është duke punuar me numër maksimal sportelesh për të menaxhuar situatën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat