Banorët e dëmtuar nga tërmeti sërish në protestë para bashkisë së Durrësit

Shqipëria

Banorët e dëmtuar nga tërmeti sërish në protestë para bashkisë së Durrësit

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 14:30
Ilustrim

Banorët e disa lagjeve të Durrësit kanë dalë në protestë përballë bashkisë për të kërkuar hapjen e aplikimeve për dëmet e tërmetit.

Shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti dhe ato jetojnë në banesa me qira.

Ato shprehen të shqetësuar pasi akoma nuk u është dhënë qiraja e muajit të kaluar nga shteti.

“Zoti i shpisë po na nxjerr nga shtëpia. Ne duam qiranë. Vjen muaji gusht dhe unë akoma s’kam marrë korrikun, burri i huaj do të na nxjerrë nga shtëpia.”

Banorët, edhe pse kanë dorëzuar të gjitha dokumentacionet përkatëse në institucione, nuk po gjejnë akoma zgjidhje për problematikat e tyre.

“Ka mbi dy muaj e kusur që është shembur një pallat, na ka bërë dëmtime shumë. Xhamet e shtëpisë nuk ishin të thyera, na u thyen; dera nuk ishte e prishur, na u prish; tavanet e shtëpisë nuk ishin të prishura, u prishën. Na janë bërë goxha dëme. Bashkia dhe komuna vetëm na sorrollat. U kemi dhënë të gjitha dokumentet përkatëse. Jemi paraqitur në komunë sa herë, nuk kemi marrë asnjë zgjidhje vetëm llafe boshe”

“Kam aplikuar disa herë, por asnjëherë nuk e gjej fletën e aplikimit tim.”

Banorët kanë bërë një peticion për të hapur aplikimet për dëmet e tërmetit, por akoma nuk kanë marrë një përgjigje nga institucionet përkatëse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat