Xhaçka shkoi me helikopter në Kakavijë? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja e vërteta - Bota Sot
Xhaçka shkoi me helikopter në Kakavijë? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja e vërteta

Shqipëria

Xhaçka shkoi me helikopter në Kakavijë? Reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja e vërteta

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 21:38
Olta Xhaçka

Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë pretendimet se ministrja Olta Xhaçka ka shkuar sot me helikopter në Kakavijë.

Sipas reagimit, helikopteri është ulur ne qytetin e Gjirokastrës duke transportuar materiale e ndihma te nevojshme higjieno sanitare për qytetaret e bllokuar ne Kakavije.

Reagimi i plotë:

Lidhur me lajmin e pavertete ne disa media, sqarojme se nuk ka patur asnje fluturim me helikopter te Ministres Xhaçka sot drejt Kakavijes.

Ministrja ka mberritur ne Kakavije ne rruge tokesore, rreth ores 16.30 dhe nje ore me pas, nje helikopter i Forces Ajrore eshte ulur ne qytetin e Gjirokastres duke transportuar materiale e ndihma te nevojshme higjieno sanitare per qytetaret e bllokuar ne Kakavije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat