Mijëra shqiptarë mbeten jashtë gjithë natën, pala greke mbyll punën fiks në orën 22:00

Shqipëria

Mijëra shqiptarë mbeten jashtë gjithë natën, pala greke mbyll punën fiks në orën 22:00

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 22:40
Pika kufitare

Pala greke në doganë, në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur punën. Pak minuta pas orës 22:00, ora zyrtare kur edhe mbyllet turni për doganën e shtetit fqinj, gjithçka ka ndaluar në Kakavijë.

Mijëra qytetarë, në mjete me më shumë se 20 kilometra radhë do të kalojnë edhe një tjetër natë rrugëve. Nuk dihet se si do të vijojë punë për nesër, pasi është dita e Shën Mërisë, që në Greqi, konsiderohet pushim.

Si rregull, në orën 06:00 pala greke duhet të rinisë punën, por ende nuk ka një përgjigje për këtë.

Situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperature të larta, prej tre ditësh ku radha e automjeteve ka shkuar në 25 kilometra. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. MPEJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet.

Ata u shprehën se ishin në bisedime për zgjatjen e orarit të punës, por mesa duket bisedimet kanë dështuar. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat