Të jetosh me djalin me probleme mendore, 63-vjeçarja kujdeset për të birin me 170 mijë lekë nga shteti

Shqipëria

Të jetosh me djalin me probleme mendore, 63-vjeçarja kujdeset për të birin me 170 mijë lekë nga shteti

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 08:08
Lumturi Lipo

Kjo 63-vjeçare prej vitesh kujdeset për djalin e saj i cili është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor.

Lumturi Lipo tregon se jetesa e saj ka qenë tepër e vështirë, dhe që prej vitit 2003 kur gjendja e djalit u përkeqësua filluan dhe problemet për të.

“Ka që në vitin 2003 që është diagnostikuar më skizofreni”, thotë ajo.

Tregon se nuk ka një jetë të qetë dhe me djalin nuk kanë një marrëdhënie të mirë, madje bashkëshorti i saj nuk i flet të birit.

“Është shumë e vështirë se ka mendjen dhe nuk kam përfituar as kujdestari. Më shan, më ofendon, më bën magji më thotë”.

Tregon se e ka shtruar në psikiatri por ka vendosur ta kurojë në shtëpi. “E kam shtruar 8 herë dhe tani e mjekoj në shtëpi. Nën konsultë te mjeku”.

E sëmurë së bashku me bashkëshortin, të ardhurat që marrin nuk u mjaftojnë as për ilaçe.

“Edhe burri është me ilaçe për hollim gjaku. Kemi halle, vetë jam e sëmurë”.

Apeli i 63-vjeçares është që dikush ta ndihmojë në veshmbathje apo ushqime për djalin e saj, pasi vetë është ë pafuqishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat