Detaje/ I preu rrugën ambulancës, si ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 10-vjeçarit

Shqipëria

Detaje/ I preu rrugën ambulancës, si ndodhi aksidenti tragjik që i mori jetën 10-vjeçarit

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 11:39
Kakavijë

Të tjera detaje janë zbuluar nga aksidenti i rëndë që i mori jetën një 10-vjeçari në Kakavijë.

Sipas raportimeve të para, ende nuk është konfirmuar nëse zona ishte e mbushur me makina apo jo. 

Besohet se fëmija 10-vjeç nga Lezha me inicialet S.N. i ka prerë rrugën ambulancës nga krahu i shoferit. 

Auto-ambulanca po qarkullonte me shpejtësi pasi po trasnportonte një grua të sëmurë. 

Fëmija ishte bashkë me familjen në radhë në pritje për të hyrë në Greqi.

Vijon të jetë e rënduar situata në Kakavijë. Raportohet se mëngjesin e sotëm vargu i makinave ka shkuar në 25 km, duke arritur deri në fshatin Grapsh.

Edhe mbrëmjen e djeshme qytetarë të shumtë e kanë kaluar natën në mes të rrugës. Fëmijë, të moshuar, të sëmurë kanë pritur me orë të tëra për të kaluar kufirin, por situata sa vjen e rëndohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat