Kaos në Kakavijë, qytetarëve u bie të fikët nga vapa, të tjerë marrin rrugën me këmbë

Shqipëria

Kaos në Kakavijë, qytetarëve u bie të fikët nga vapa, të tjerë marrin rrugën me këmbë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 15:27
Kakavijë

Në Kakavijë situata vazhdon kaotike. Dhjetëra qytetarë ia kanë marrë me këmbë duke bërë 6-7 kilometra rrugë.

Si pasojë e vapës së madhe disave u ka rënë të fikët dhe kanë përfunduar të shtrirë përtokë në pritje të ndihmës mjekësore.

Pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës ndodhi një ngjarje tragjike, ku një fëmijë 10-vjeç u aksidentua për vdekje nga një ambulancë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat