Koronavirusi futet në burgun e Fierit, infektohen të dënuar, infermierë dhe punonjës

Shqipëria

Koronavirusi futet në burgun e Fierit, infektohen të dënuar, infermierë dhe punonjës

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 18:25
ilustrim

COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Fierit. Sipas news24, mësohet se janë infektuar me koronavirus një i dënuar, dy infermierë dhe gjashtë punonjës të burgut.

Mësohet se i dënuari është transferuar në spitalin e burgut ku po merr edhe mjekim. Në total në të gjithë vendin tonë janë infektuar 15 të dënuar.

Në total numri i qytetarëve të infektuar në të gjithë vendin, referuar përditesimit të fundit të ministrisë së Shëndetësisë, është 7260.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat