Javën që lamë pas kemi përjetuar ditë të nxehta e temperatura të larta dhe sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik, kjo javë pritet të dominohet nga moti kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë. Megjithatë nuk do të mungojnë as vranësirat kalimtare e reshje lokale shiu.
Dita e hënë do të nisë me mot të kthjellët e prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore-malore pritet të ketë reshje shiu në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtër. Relativisht të njëjta kushte atmosferike do të ketë edhe dita e martë, por reshjet e shiut do të jenë kryesisht në formë pikash në relievet e larta malore.
Dita e mërkurë nis e kthjellët, por pas orëve të mesditës nisin alternimet e vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta, të herëpashershme në zonën qendrore dhe atë të veriut. Edhe dita e enjte nis me mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në një pjesë të madhe të vendit deri në orët e pasdites. Më pas përsëri do të kemi mot të kthjellët. Java mbyllet me ditën e premte me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Moti për 5 ditë në vendin tonë: