Kreu i Urgjencës Kombëtare: Ja çfarë ka ndryshuar te koronavirusi gjatë gushtit, në krahasim me muajt e kaluar!

Shqipëria

Kreu i Urgjencës Kombëtare: Ja çfarë ka ndryshuar te koronavirusi gjatë gushtit, në krahasim me muajt e kaluar!

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 14:51
Skënder Brataj

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, sot i ftuar në News24, foli në lidhje me situatën aktuale të pandemisë në vend. Ai tha se nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga muajt e kaluar sa i përket thirrjeve në urgjencë. Por ajo që është vërejtur gjatë gushtit, tha Brataj, në krahasim me korrikun, është se të sëmurët kanë shenja të lehta të sëmundjes.

"Nuk është se ka ndonjë ndryshim shumë të madh. Rritja që filloi nga fundi i korrikut vijon, thuajse ka të njëjtat thirrje për koronavirusin. 1000-1500 thirrje në ditë tani është trend. Ajo që shoh është se të sëmurët kanë shenja të lehta dhe trajtohen nga mjeku i familjes. Nëse janë mbi 3 mijë raste aktive, 117 janë në spital, 40% nuk kanë asnjë shenjë e simptomë, ndërsa të tjerët kanë shenja të lehta që ndiqen në banesë.

Është e vërtetë që shumica ndiqen në banesë, por kur shfaqen komplikacione askush nuk ka kurajo të rrijë në shtëpi, por i drejtohet qendrës spitalore. Kjo është një sëmundje që i përket mjekësisë familjare, po ta marrësh si numra. Shumë keq janë vetëm 1%, që trajtohen në spital. Koronavirusi nuk ka një terapi, që të thuash bëjë këto ilaçe dhe shërohesh. Ky është një virus i ri, që ka një terapi simptomatike, që do të thotë çfarë të na shfaqet, do ta kurojmë. Pra, nëse kemi temperaturë, do të përdorim ilaçe kundër saj, nëse kemi kollë, do përdorim shurup, etj. Por, kur shfaqen simptomat e mungesës së frymëmarrjes, është mirë të shoqërohet me ekzaminim", u shpreh Brataj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat