Braktisi foshnjen tek koshi i mbeturinave te “Ali Demi’’, zbulohet çfarë tha në polici nëna 32-vjeçare

Shqipëria

Braktisi foshnjen tek koshi i mbeturinave te “Ali Demi’’, zbulohet çfarë tha në polici nëna 32-vjeçare

Më: 18 gusht 2020 Në ora: 17:24
Ilustrim

Pas ngjarjes horror të ditës së sotme ku një foshnje e pajetë u gjet tek koshi i mbeturinave në lagjen "Ali Demi’’ në Tiranë, ka dhënë dëshminë në polici nëna 32-vjeçare.

Nëna nga Gjirokastra ka deklaruar se e ka lindur foshnjen në muajin e 7-të të shtatzënizë të vdekur.

Sipsa dëshmisë, lihet të kuptohet se foshnja ka lindur e vdekur dhe është braktisur trupi i pajetë në koshin e mbeturinave prapa markatës  tek Ali Demi.

Më herët u tha se foshnja i pajetë, i seksit mashkull u braktis nga e ëma sepse nuk kishte para për agjensitë funerale dhe e hodhi në kazan.

Foshnja ishte futur në një kuti kartoni dhe ishte lënë pranë koshit të mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat