Të infektuarit thyejnë karantinën, Silva Bino zbulon tre arsyet e shpërthimit të koronavirusit

Shqipëria

Të infektuarit thyejnë karantinën, Silva Bino zbulon tre arsyet e shpërthimit të koronavirusit

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 19:08
ilustrim

Situata nga përhapja e virusit po përkeqësohet. Shifrat zyrtare flasin për mbi 3500 të sëmurë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa të dyshuar me koronavirus janë disa herë më shumë. Për Silva Binon përhapja e infeksionit dhe rritja e të prekurve në këtë periudhë po shkaktohet nga festat dhe grumbullimet e të rinjve në plazhe, nga dasmat dhe ceremonitë mortore, të cilat po zhvillohen ende si me parë.

Përfaqësuesja e komitetit teknik denoncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e infektuar.  Bino i kërkon policisë dhe strukturave vendore të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të infektuarit që dalin nga izolimi. Kjo sjellje sipas saj po dëmton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.

Bino thotë se Tirana vijon të jetë vatra e infeksionit të Covid-19, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të infektuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e virusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë. 

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik tregon për A2 se numri i testeve do të arrijë 1 mijë në ditë. Me mbështetjen e fundit të OBSH janë shtuar aparaturat e testimit në ISHP, kitet si dhe po ngrihet rrjeti i laboratorëve Covid, përfshirë edhe strukturat private.

Ndërkohë në vjeshtë situata pritet të jetë edhe më kritike për shkak të qarkullimit të gripit dhe koronavirusit njëkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat