Misteri i vdekjes së 17 vjeçares në Velipojë, prindërit tregojnë versionin e tyre

Shqipëria

Misteri i vdekjes së 17 vjeçares në Velipojë, prindërit tregojnë versionin e tyre

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 17:33
Enisa Doda

Jashtë kamerave të medias, të afërmit e vajzës së 17 vjeçares të mbytur ditën e djeshme në Velipojë, japin një tjetër variant të ngjarjes.

Sipas tyre, Enisa Doda ka qenë së bashku me dy shoqe të saj në motorin e ujit, pasi kanë dashur të bëjnë xhiro në det. Të afërmit thonë se vajzat i kanë treguar se nuk e kanë kuptuar sesi Enida ka rënë në det. Në lidhje me 25 vjeçarin Indrit Bajraktari, ata u shprehën se ai nuk ka asnjë lidhje me vajzën dhe se ishte thjesht shoferi i motorit.

Kujtojmë se vdekja e 17 vjeçares është ende një mister, pasi sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se e reja ka shenja traume (goditje) në trup, çka mund të sugjerojë se rënia nga motori i ujit mund të ketë qenë e rëndë. Një tjetër element është fakti se e reja është gjetur me çelësin e motorit në qafë.

Nga ana tjetër një tjetër përfshirja në vdekjen e 23 vjeçarit Indrit Bajraktari është sërish ende e paqartë. I riu është marrë nga punëtorët që jepnin me qira motorët e ujit dhe është mbajtur në izolim derisa ka ardhur policia. I riu ka qenë në det kur e kanë marrë dhe u ka thënë punëtorëve se e kishte nxjerrë në breg vajzën.

Kujtojmë se trupi i Enisa Dodës është gjetur ditën e djeshme nga peshktarët në një largësi prej 800 metrash nga bregu i detit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat