Digjen sipërfaqe me ullishte në Urën Vajgurore, banorët e zonës në ‘luftë’ me flakët

Shqipëria

Digjen sipërfaqe me ullishte në Urën Vajgurore, banorët e zonës në ‘luftë’ me flakët

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është aktivizuar në kodrat e fshatit Slanic në bashkinë e Urës Vajgurore.

Për shkak se favorizohet nga era, zjarri po përhapet me shpejtësi duke djegur sipërfaqe të mëdha me ullishte.

Ndërkohë banorët e zonës së bashku me zjarrëfikëset po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e vatrës së zjarrit.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo nga temperaturat e larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat