“Nuk presim ndonjë mrekulli nga kjo kurë për Covid-19”, Pipero jep lajmin e keq

Shqipëria

“Nuk presim ndonjë mrekulli nga kjo kurë për Covid-19”, Pipero jep lajmin e keq

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 18:31
Pëllumb Pipero

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se nuk mund të pritet ndonjë mrekulli nga trajtimi me plazmë, pasi studimet nuk tregojnë se po u trajtove me plazmën e një të shëruari nga COVID-19 do të shërohesh medoemos.

Sipas tij në rast se do krijohet banka e plazmës do të përfitojnë të gjithë personat e shtruar.

"Të gjithë personat me Covid të shtruar në spital mund të përfitojnë nga trajtimi me plazëm. Do ta rekomandoja në persona që ka disa invitatorë të rëndësishëm, te ata që nuk janë forma ekstreme të rënda, por edhe format e rënda përfitojnë.

Në rast se do krijohet banka e plazmës do të përfitojnë të gjithë personat e shtruar. Nëse nuk e kemi me bollëk, do të përfitojnë personat që janë në gjendje jo shumë të rëndë, por edhe rasteve të rënda mund t'u jepet një shans. Sa më shpejt të fillohet aq më mirë është, por jo te persona që janë në gjendje të mirë, pasi nuk ka arsye të përdoret. Dua të nënvizoj që nuk duhet të presim ndonjë mrekulli nga plazma, pasi studimet nuk thonë që po u trajtove me plazmë do të shërohesh”, shprehet Pipero.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat