Cakaj telefonatë me Philippe Champagne: Kanadaja mbështet rolin e pazëvendësueshëm të OSBE për situatën në Bjellorusi

Shqipëria

Cakaj telefonatë me Philippe Champagne: Kanadaja mbështet rolin e pazëvendësueshëm të OSBE për situatën në Bjellorusi

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 19:01
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.

Në një reagim në facebook sa i përket telefonatës, Cakaj shprehu se me Champagne ndanë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.

“Shqipëria si Kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi.”- theksoi Cakaj në postim

Gjithashtu, Kryediplomati Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat