Tragjedia në Velipojë, vajza u njoh me djalin përmes Facebook-ut, ai është i martuar

Shqipëria

Tragjedia në Velipojë, vajza u njoh me djalin përmes Facebook-ut, ai është i martuar

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 09:57
Indrit Bajraktari dhe Enisa Doda

Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që drejtonte motorin e ujit nga ku ra vajza 17-vjeçare Enisa Doda, që u gjet e mbytur në Velipojë, ka folur përpara policisë.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, ai ka deklaruar se e ka nxjerrë vajzën në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait të saj. Deklaratën e njëjtë e ka thënë edhe para rojeve të plazhit, kur këta të fundit e kanë pyetur se ku ndodhet vajza.

Por, deklarata e tij hidhet poshtë nga policia, pasi ata thanë se vajza është gjetur e mbytur rreth 800 metra larg bregut. Bëhet e ditur se trupi i vajzës është gjetur nga peshkatarët të cilët e kanë njoftuar menjëherë policinë.

Sipas ekspertizës, vajza ka pësuar goditje në trup, që dyshohet se i janë shkaktuar nga përplasja e motorit të ujit.

17-vjeçarja nga Burreli që jetonte në Bathore kishte ardhur për pushime në Velipojë, bashkë me familjen e saj.

Ndërsa, 25-vjeçari nga Postriba ishte emigrant në Londër dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Indrit Bajraktari nga ana tjetër, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez. Ku edhe pritet të bëhet prind, pasi gruaja e tij rezulton se është shtatzënë.

Indriti dhe Enisa nuk ishin njohur më parë, dyshohet se janë njohur gjatë pushimeve në Velipojë nëpërmjet rrjetit social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat