Shkak kryesor i vdekjeve në Shqipëri, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut

Shqipëria

Shkak kryesor i vdekjeve në Shqipëri, sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Sëmundjet e  aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkaku kryesor i humbjeve të jetëve në Shqipëri.  Ato janë përgjegjëse për 55.9% të vdekjeve tek gratë dhe 51. 1% tek burrat.

Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, i cili ka analizuar shifrat mes meshkujve dhe femrave duke nxjerrë në pah diferenca të larta gjinore në grup mosha të caktuara.

Humbja e jetës nga këto sëmundje nën moshën 65 vjeç për 100 000 banorë është afro dy herë me i lartë tek burrat se tek gratë ose 84.5% me 43.9%.

Ky tregues është pothuajse i barabartë për të dyja gjinitë për moshat mbi 65 vjeç.  Rreth 63,3 % e vdekjeve të burrave nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut ndodhin në grupmoshën 65-84 vjeç, kundrejt 57,4 % të vdekjeve të grave të kësaj grup-moshe.

Nga ana tjetër, në moshat më të mëdha se 85 vjeç ndodhin rreth 19,5 % e vdekjeve të burrave, kundrejt 33,2 % të vdekjeve të grave.  Si shkak të dytë të vdekjeve INSTAT rendit  sëmundjet e papërcaktuara dhe tumoret.  20.6% e grave dhe 14.3% e burrave në vend humbin jetën nga shkaqe të paqarta. Ndërsa   19.3% e  meshkujve dhe 12.9% e femrave vdesin prej kancerit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat