Kërcënuan dhe grabitën 40-vjeçarin, arrestohen 2 persona në Pogradec

Shqipëria

Kërcënuan dhe grabitën 40-vjeçarin, arrestohen 2 persona në Pogradec

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Pogradec, pasi kanë kërcënuar dhe i kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash një 40-vjeçari.

Policia ka arrestuar shtetasit Gëzim Memelli, 68 vjeç, banues në Tiranë dhe Enver Shaho 46 vjeç, banues në Pogradec.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. M., 68 vjeç, banues në Tiranë.

E. Sh., 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, dyshohet se këta shtetas më datë 20.08.2020, në Pogradec, kanë ushtruar presion ndaj një 40-vjeçari, me qëllim që ky i fundit të nënshkruante me dy të lartpërmendurit një deklaratë noteriale huamarrje, me vlerë 500.000 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat