Tragjedia në Velipojë, flet gruaja e Indritit: Jemi të martuar, po presim një fëmijë

Shqipëria

Tragjedia në Velipojë, flet gruaja e Indritit: Jemi të martuar, po presim një fëmijë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 07:25
Tragjedia në Velipojë, flet gruaja e Indritit: Jemi të martuar, po presim një fëmijë

Indrit Bajraktari, 25-vjeçari që drejtonte motorin e ujit nga ku ra vajza 17-vjeçare Enisa Doda, që u gjet e mbytur në Velipojë, ka folur përpara policisë si i dyshuar.

Raportohet se Indriti është i martuar në Angli.

Almudena, një vajzë që jeton në Angli thotë se është e martuar me Indritin që nga viti 2019. Ajo thotë se kanë qenë në lidhje dashurie që nga data 18 janar 2017, ndërsa shtoi se dasma e tyre u mbajt më 18 prill 2019 dhe thotë se të dy kanë një raport shumë të mirë. Madje, sipas saj janë në pritje të një fëmije.

Sipas bashkëshortes, Indriti kishte thënë se do të shkonte në Shqipëri të shikonte familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat